
Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike, PD për heqjen e 7 gjyqtarëve nga trupa gjykuese e Kolegjit për ankimimet e zgjedhjeve.
PD kërkoi të henën largimin e 7 nga 8 gjyqtarët e trupës gjykuese për gjykimin e zgjedhjeve të 25 prillit në 3 qarqe, për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Gjithashtu, PD u shpreh se ky gjykim është i paligjshëm, sepse Kolegji nuk mund të gjykojë një kërkesë për veten.
Kolegji vendosi ta shqyrtojë kërkesën brenda 24 orëve.