Svetozar Andric, komandant i Ushtrisë serbe që në 1992 urdhëroi deportimin e 10 000 boshnjakëve nga Zvornik, u zgjodh deputet i parlamentit të ri të Serbisë. Andric ka urdhëruar vendosjen e kampit Susica ku qindra boshnajk u vranë, u torturuan dhe u përdhunuan.
Ai garoi për deputet me partinë Aleanca Patriotike Serbe. Në vitin 2018, organizata humanitare me qëndër në Beograd e paditi Andric për krime ndaj popullsisë boshnjake.
Andric mohoi të ketë kryer ndonjë krim lufte gjatë luftës në Bosnje, kur dëshmoi në gjyqin e ish drejtuesit ser btë ushtrisë Ratko Mladic, në 2015.
Edhe të dënuar ose të akuzuar të tjerë për krime lufte garuan për deputet në zgjedhjet një partiake të 21 qershorti në Serbi, përfshirë shefin e ushtrisë paramilitare Dragan Vasiljkovic, por vetëm Andric arriti të fitonte një vend në parlament.