Organizata e Ushqimit dhe e Agrikulturës së Kombëve të Bashkuara (FAO) ka nisur një projekt zhvillimi në basenin e lumit Vjosa.
Baseni, 681 mijë hektarë, është i dyti më i madh në vend dhe lumi është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan.
FAO ka nisur një projekt për të përmirësuar menaxhimin e burimeve natyrore të Vjosës. Ata shprehën vendosmërinë e tyre për të mbështetur fermerët dhe autoritetet përmes zhvillimit të qendrueshëm.
Nisma u financua nga qeveria norvegjeze dhe ka për qëllim Zhvillimin e Qëndrueshëm të jetës ujore dhe klimës. Projekti gjithashtu krijon një program të gjerë të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Qeveria shqiptare ka miratuar disa hidrocentrale në lumin e Vjosës, duke dëmtuar një ndër të vetmit lumenj të egër të mbetur në Ballkan. Ky fakt e bën Vjosën të rëndësishme si në planin kombëtar, ashtu edhe atë ndërkombëtar.
Projekti do të përqendrohet edhe në përdorimin e qëndrueshëm të tokës dhe luftën ndaj ndotjes mjedisore. FAO do të ndihmojë fermerët të përballen me ndryshimet klimaterike në agrikulturë.
“FAO do të bashkëpunojë me agjensitë e Kombeve të Bashkuara, për të mbështetur mjedisin dhe nismat për zhvillimin e turizmit rural në luginën e Vjosës”, tha përfaqësuesi i FAO-së në Shqipëri, Raimund Jehle.
Aktualisht Vjosa është nën kërcënim e ndërtimit të hidrocentarleve dhe shumë organizata vendore e ndërkombëtare kanë ndërmarra fushata kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e tyre.
Së fundimi, banorët e Kutes kanë nisur të mbledhin fonde për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve dhe në vend ët tyre vendosjes e një sistemi të prodhimit të energjisë përmes paneleve diellor.