Komisioneri Publik ankimon ndërprerjen e vlerësimit të ish-gjyqëtarit Shkëlqim Miri

Nga Exit News
Komisioneri Publik ankimon ndërprerjen e vlerësimit të ish-gjyqëtarit Shkëlqim Miri

Komisioneri Publik, Darjel Sina ankimoi të hënën vendimin e KPK-së për ndërprerje të vlerësimit të ish-gjyqëtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, pas dënimit me 2 vjet burg për korrupsion.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e arsyetoi vendimin me faktin se Miri ishte shkarkuar tashmë nga në tetor të 2020 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas kërkesës së ardhur nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 34 milionë lekë të reja, të përfituara përmes korrupsionit. Miri përfitoi miliona lekë për të lënë në fuqi vendimin për lirimin nga burgu të një të dënuari.

Komisioneri Publik, nga ana e tij, vuri në dukje se në një rast të ngjashëm KPK-ja ka vepruar ndryshe.

Ai citoi vvlerësimin e gjyqëtarit Ibrahim Hoxha, i dënuar për të njëjtën akuzë, për të cilin KPK-ja nuk mori vendim.

Sina kërkon që vendimi të rishikohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelit dhe vendimi përfundimtar të shërbejë si standard për raste të tjera.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme