
Komisioneri Publik ankimoi sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e konfirmimit të gjyqtares të Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, duke kërkuar shkarkimin e saj.
Sipas KP, KPK nuk ka kryer një hetim të thelluar në të treja kriteret e vlerësimit; pasurisë, figurës dhe profesionalitetit.
KPK konfirmoi në shkurt të këtij viti gjyqtaren Gjoka.
Irena Gjoka është një prej tre gjyqtareve të trupës së gjykoi çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në shtator 2019, Gjoka bashkë me Ardit Mustafajn dhe Flora Hajredinajn, çliruan ish-Ministrin të Brendshëm Tahiri nga të gjitha akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe e dënuan atë me 5 vite burg për shpërdorim detyre.