Komisioni Europian rrëzon projektbuxhetin e Italisë për 2019-ën

Komisioni Europian rrëzon projektbuxhetin e Italisë për 2019-ën

Komisioni Europian ka hedhur poshtë projekt buxhetin e Italisë për vitin 2019, për shkak të deficitit të lartë dhe parashikimeve të larta për shpenzime, ç’ka do të rrisnin edhe më shumë borxhin publik të vendit.

Buxheti italian për vitin 2019 parashikon një deficit prej 2.4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Për krahasim, deficiti në Spanjë vitin e kaluar ishte 3.1 për qind, ndërsa deficiti buxhetor i Amerikës në vitin 2018 ishte 3.9 për qind. Ndonëse hendeku midis të ardhurave dhe shpenzimeve që Italia planifikon është brenda kufirit të Eurozonës prej 3 për qind, Komisionin Evropian duket se nuk është dakord.

Komisioni tha se planet e Italisë përfaqësojnë një “devijim të paprecedent” nga objektivat e rënë dakord më parë. Në një lëvizje që ishte e paprecedent, KE hodhi poshtë buxhetin e Italisë dhe kërkoi një rishikim të tij. Më 6 nëntor, zv.Presidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis, tha se e konsideronte imponimin kundrejt Italisë të  tepruar, nga vendet drejtuese drejt asaj që Brukseli e konsideron të drejtë moralisht nga ana fiskale. Dështimi për t’u kushtuar vëmendje këtyre kufizimeve në fund të fundit mund të çojë në gjoba që shkojnë deri në disa miliarda euro. Pse gjithë kjo bujë?

Rrënjët e krizës fillojnë nga zgjedhjet në Mars, kur lëvizja anti-establishment 5 Yjet (M5S) mori një të tretën e votave dhe partia e djathtë Lega e Salvinit  arriti që të  linte pas partinë e Silvio Berlusconi duke u  bërë  forca konservatore kryesore e Italisë. Suksesi i M5S ishte kryesisht për shkak të premtimit të saj për garantimin e të ardhurave për më të varfrit e Italisë, ndërsa fushata e Legës u fokusua shumë në linjën  e vështirë të migrimit, por edhe në premtimet e bëra për të revokuar një rritje të moshës së pensionit dhe për të thjeshtuar dhe zvogëluar tatimin mbi të ardhurat. Propozimet e dy partive, të cilat formuan një koalicion në qershor, mund të kenë qenë të njohura, por janë të kushtueshme. Edhe pse në dukje ato mund të duken si shpenzime të pakta, ato kanë impakt të madh në buxhetin e vitit 2019.

Dy gjëra shpjegojnë mllefin me të cilën reaguan Brukseli dhe shtetet e tjera të Eurozonës.

Njëra është se deficiti italian është tre herë më i madh se ai i premtuar nga qeveria e mëparshme.

Tjetra është frika se do rrisë  borxhin publik tashmë të madh (më shumë se 130 përqind të PBB-së), duke shkaktuar një krizë në eurozonë shumë më serioze se ajo e shkaktuar nga Greqia në vitin 2010. Udhëheqësit e të dy partive në koalicionin qeveritar të Italisë, Luigi Di Maio i M5S dhe Matteo Salvini i Legas, kanë  argumentuar se buxheti i tyre ekspansionist do të nxisë rritjen e ekonomisë. (Defiçiti shprehet si një përqindje e PBB-së, kështu që mund të reduktohet duke rritur PBB-në si dhe duke ulur shpenzimet.) Qeveria e tyre ka bërë parashikime të rritjes optimale në buxhet. Por, duke marrë parasysh ecurinë e ngadaltë  të rritjes të Italisë që nga fundi i shekullit të kaluar, dhe sipas sugjerimit nga të dhënat duket se  ekonomia është përsëri e ngadaltë (rritja e tremujorit të tretë ishte pothuajse zero), i bën të tjerët  të jenë skeptikë.

Koalicioni populist nuk ka vendosur një datë për garantimin të ardhurave ose zvogëlimin e moshës së pensionit, kështu që ekziston një mundësi ​​për kompromis. Por përballja me Brukselin  është një rritje  votash në Italinë gjithnjë e më shumë Euroskeptike . Dhe, me zgjedhjet evropiane në muajin maj, M5S në veçanti është e prirur të rrisë mbështjetjen e saj: që nga marsi, ajo  ngadalë  ka marrë më shumë pikë në sondazhe se Lega. Një kompromis nuk është i pamundur, por nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>