Komisioni i Ligjeve akuzon Metën për cenim të marrëdhënieve me SHBA e BE

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve akuzon Metën për cenim të marrëdhënieve me SHBA e BE

Komisioni i Ligjeve e akuzoi Presidentin Ilir Meta për cenim të  marrëdhënieve Shqipëri-SHBA e BE.

“Mesazhet publike të Presidentit një ditë para ditës së votimit, të mbushura me etiketime ndaj figurave të larta shtetërore si Kryeministri, deputetë apo drejtues politikë të maxhorancës në qarqe të caktuara, mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike në Shqipëri si persona të shituar e të blerë nga mazhoranca apo Kryeministri, cënuan rëndë marrëdhëniet me partnerët strategjike të Shqipërisë si BE dhe SHBA.”,shkruhet në raportin e Komisionit të ligjeve të miratuar ttë enjten.

Komisioni i Ligjeve vendosi ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të enjten. Ata nuk pranuan kërkesën e presidentit për dëgjimin e kërkesave të tij më 10 maj.

49 deputetë socialistë i kërkuan Kuvendit nisjen e procedurës për shkarkimin e Metës me justifikimin se ai ka shkelur detyrimin kushtetues për paanshmëri politike në procesin zgjedhor.

Për të lexuar më shumë për argumentet e shkarkimit klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>