
Komisioni i Ligjeve do të diskutojë të hënën nen për nen nismën ligjore të 28 deputetëve të opozitës për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, rritjen e pragut zgjedhor dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Nisma e tyre u miratua të premten në parim nga ku komision. Më pas edhe kryeministri Rama deklaroi mbështetjen e tij dhe të Partisë Socialiste për këto propozime. Ndërsa kreu i PD-së Basha deklaroi se këto ndryshime hedhin poshtë marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Në projektligjin depozituar në Kuvend, ndryshimet përfshijnë:
- Kandidatët për deputet do të propozohen vetëm nga partitë dhe nga zgjedhësit dhe koalicionet parazgjedhore janë të ndaluara;
- Shqipëria ndahet në rajone dhe deputetët zgjidhen në bazë të sistemit propocional me konkurim rajonal;
- Pragu minimal për të hyrë në parlament do jetë 5 përqind e votave.
Exit News ka sqaruar më parë të tre kërkesat e opozitës këtu.