
Tirana, Gjirokastra, Tepelena e Tropoja janë zonat më të prekura me koronavirus, njoftoi Komiteti i Ekspertëve të hënën.
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, deklaroi se vendi është ndarë në disa zona duke parë numrin e infektimeve.
Sipas saj vendi është ndarë në zona të kuqe, zona portokalli dhe jeshile. Në zonën e kuqe bëjnë pjesë Gjirokasttra, Tirana, Tepelena, Tropoja. Në zonën portokalli bëjnë pjesë Berati, Devolli, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Kurbini, Lezha, Vlora ndërsa të jeshilet bashkitë e mbetura.
Më herët Komiteti i Ekspertëve bëri të ditur masat e reja kufizuese për të cilat mund të lexoni këtu.