Kompania Sanofi do ndihmojë Pfizerin në prodhimin e vaksinave

Nga Exit News
Kompania Sanofi do ndihmojë Pfizerin në prodhimin e vaksinave

Prodhuesi francez i ilaçeve Sanofi tha, të mërkurën, se do të ndihmojë në prodhimin masiv të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer/BioNTech, pasi kompania ka hasur probleme në prodhim. 

Sanofi tha se ka arritur një marrëveshje për të prodhuar 125 milion doza të vaksinës deri në fund të vitit, raportoi BBC.

BioNTech, me bazë në Gjermani, fillimisht do të prodhojë vaksinat me pajisjet e Sanofit në Frankfurt, duke filluar në korrik 2021.

Cilat janë problemet e furnizimit?

BE ka porositur 600 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech për përdorim në 27 vendet e saj anëtare. 

Por kompania nuk arriti të dërgonte sasinë e parë prej 12.5 milionë vaksinash brenda 2020-ës, për shkak të problemeve në prodhim.

Pfizer tha javën e kaluar se po vononte dërgesat për shkak të investimit për të rritur kapacitetin prodhues në fabrikën e saj belge të përpunimit.

BE gjithashtu nënshkroi një marrëveshje me AstraZenecan, në gusht 2020, për 300 milion doza, me një mundësi për 100 milion më shumë. 

Por kompania anglo-suedeze gjithashtu po has probleme për të dërguar sasitë e premtuara të vaksinave.

Vaksina AstraZeneca nuk është miratuar ende plotësisht nga BE, megjithëse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet ta miratojë atë në fund të janarit.  

BE shpresonte që sapo të jepej miratimi, dorëzimi do të fillonte menjëherë, me rreth 80 milion doza që do të mbërrinin në 27 vendet përkatëse deri në mars.

Cilat vaksina të tjera po ble BE?

Komisioni Evropian tha se ka arritur marrëveshje me katër kompani të tjera farmaceutike për të blerë qindra miliona vaksina, pasi të kalojnë provat klinike. 

Ato janë

  • Sanofi-GSK: 300 milionë doza;
  • Johnson & Johnson: 400 milionë doza;
  • CureVac: 405 milionë doza;
  • Moderna: 160 milionë doza;

Komisioni gjithashtu përfundoi bisedimet fillestare me një kompani tjetër, Novavax, për deri në 200 milionë doza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>