AstraZeneca justifikon vonesat në shpërndarjen e vaksinës në BE

Nga Exit News
AstraZeneca justifikon vonesat në shpërndarjen e vaksinës në BE

Drejtuesi i kompanisë AstraZeneca ka mbrojtur planin e kompanisë për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid më vonë në Bashkimin Europian se sa në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, të martën, Pascal Soriot tha se vendimi i vonë i BE-së për të nënshkruar kontratat me to, nuk i kishte dhënë kohë kompanisë për të zgjidhur disa ngërçe në procesin e prodhimit.

Ai sqaroi se kontrata me AstraZenecas dhe Mbretërisë së Bashkuar ishte nënshkruar tre muaj para asaj me BE-së, duke i dhënë më shumë kohë për të përgatitur dërgesën.

“Me MB-në kemi pasur tre muaj shtesë për të rregulluar të gjitha problemet që kemi në prodhim,” u shpreh Soriot.

Pascal Soriot theksoi se ekipi i tij po punonte “24 orë në ditë për të rregulluar shumë probleme të prodhimit të vaksinës” dhe për nisur shpërndarjen edhe në BE.

Ai tha se prodhimi i vaksinave ishte “dy muaj prapa aty ku ne donim të ishim”.

Ai deklaroi se problemet në “shkallëzimin” e prodhimit të vaksinave po vihen re në dy impiante prodhimi, një në Hollandë dhe një në Belgjikë.

Pak ditë më parë, kompania AstraZeneca lajmëroi se do të kishte vonesa në shpërndarjen e vaksinës së saj në vendet e BE-së, për shkak të disa vonesave në prodhim.

Kjo ka shkaktuar revoltë nga drejtuesit e shteteve pasi edhe kompania tjetër Pfizer ka ngadalësuar procesin e shpërndërjes së vaksinave anti-Covid, duke shkaktuar paqartësi në planet e vendeve për të vaksinuar popullsinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>