Komuniteti shqiptar: Rama takim me koordinatorët e PS-së në Greqi

Nga Exit News
Komuniteti shqiptar: Rama takim me koordinatorët e PS-së në Greqi

Kryeministri Rama nuk ka takuar përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, të mërkurën, por “koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, Athinë e Greqi”.

Kështu njoftoi për median, kryesia e komunitetit shqiptar në Greqi në një njoftim për median, ditën e enjte.

Në njoftimin dërguar mediave, saktësohet se komuniteti shqiptar ka kërkuar takim me Kryeministrin Rama, por kërkesa e tyre u refuzua:

“Ne u interesuam vazhdimisht për një takim, [..], me përfaqësues të komunitetit emigrant. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë”.

Ata sqarojnë se “takimi u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme