Konferencë shkencore për Covid19: Balla flet për zgjedhjet

Nga Exit News
Konferencë shkencore për Covid19: Balla flet për zgjedhjet

Taulant Balla foli për integrimin e vendit dhe zgjedhjet e 25 prillit në një konferencë shkencore për “Pandeminë dhe Rimëkëmbjen”. Konferenca shkencore u organizua nga Akademia e Shkencave dhe Kuvendi, për situatën e koronavirusit në vend dhe masat e marra për përballimin e Covid-19.

Balla në fjalën e tij përshëndetëse i vlerësoi zgjedhjet e 25 prillit si një hap i rëndësishëm drejt integrimit të vendit. “Bojkotet duhet të jenë veprime që i përkasin të shkuarës. Zgjedhjet janë të qytetarëve”, shtoi Balla.

Sekretari i PS-së kritikoi vendet anëtare të BE-së për ngadalësim të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimorë.

Konferenca u drejtua nga kryetari i Akademisë se Shkencave, Skender Gjinushi dhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>