Kongresi i PS-së: miratohen ndryshimet statutore dhe referendumi për kryetarin

Kongresi i PS-së: miratohen ndryshimet statutore dhe referendumi për kryetarin

Kongresi i PS-së miratoi sot në mbrëmje ndryshimet në statutin e Partisë të propozuara nga një komision i posaçëm kryesuar nga deputeti Fatmir Xhafaj.

Kongresi ka vendosur, gjithashtu, të thërrasë anëtarësinë e Partisë Socialiste në një referendum në lidhje me mandatin e kryetarit aktual Edi Rama. Kongresi e ka votuar në parim këtë çështje pa patur një pyetje konkrete e cila do t’i shtrohet anëtarësisë në referendum. Mendohet që pyetja do të jetë nëse duhet të vazhdojë mandati aktual i kryetarit apo duhet të bëhen zgjedhje të reja.

Deputeti Ben Blushi, i cili kishte bërë të ditur qëllimin e tij për të garuar për kryesimin e partisë, e ka quajtur një nul referendumin, duke theksuar se referendumi bëhet per çeshtje dhe jo për persona. Zoti Blushi ka theksuar, gjithashtu, se zgjedhjet në parti nuk mund të zëvendësohen me referendum.

Kryetari Edi Rama ka shpallur në fund të kongresit fillimin e një turi bashkëbisedimi në të gjithë vendin të cilin ai e ka quajtur “Shqipëria Axhenda 2025.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>