“Kosova të mos dëmtohet nga dialogu me Serbinë. Ne na duhet koordinimi me Shqipërinë..”, u shpreh Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca gjatë takimit me kryeparlamentarin Ruçi, të hënën.
Konjufca kërkoi bashkëpunim me Shqipërinë edhe me përballjen me procesin e “vështirë me Specialen, teksa ish-krerë të UÇK-së po gjykohen në Hagë. Lufta jonë ishte e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e ka qenë dhe e gjithë kombit shqiptar”
Ai theksoi se lufta e UÇK-së duhet të mbrohet.
Ndërsa Ruci kërkoi një vendim të unifikuar “për dialogun me Serbinë, sepse është Serbia ajo që ka kryer krime lufte, ka fshehur kriminelë, në kërkim për dekada të tëra dhe nuk ka bashkëpunuar me gjykatat ndërkombëtare”. Ai shtoi se “BE-ja është e vetmja rrugë e ardhmërisë për Kosovën dhe Serbinë”.