1858 pacientë me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbën jetën në 24 orët e fundit, duke shënuar rekord të ri për vdekjet në një ditë.
Në total numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në 400 mijë banorë, prej të cilëve rreth 13 mijë kanë humbur jetën.
Në vend të parë si vendi më i prekur është New Yorku, me rreth 139 mijë të infektuar dhe 5489 viktima në total.
Në 24 orët e fundit, 806 pacientë humbën jetën në New York, duke shënuar sërish rekord për qytetin më të populluar të SHBA-ve.
Pas New Yorkut, vendet më të prekura janë New Jersey, Michigan dhe California.