Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha këshilloi sot qytetarët që të kujdesen për higjenen përsonale, të mos udhëtojnë në vendet e prekura dhe të qëndrojnë në shtëpi nëse janë të sëmurë, si masat kryesore për të mos u prekur nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i PD-së i bëri thirrje qytetarëve që mos panikohen por të zbatojnë këshillat e institucioneve.
Kreu i PD-së vendosi që të pezullojë dy takime të organizuara për sot: një takim në Kalanë e Tiranës me rreth 300 gra dhe një dëgjesë me mësuesit si pjesë e turit #potëdëgjoj në orën 15:00.