Kosova aplikoi pranë aleancës globale GAVI-COVAX të hënën për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj, i cili në një postim në Facebook shkruan se “aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë”.
Zemaj tha se synimi i qeverisë është të vaksinojë grupet e popullsisë që janë më të rrezikuara..
“Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor”.
Ministri Zemaj pohoi se Kosova është e pjesë e shteteve që do ta përfitojnë 20 përqind të vaksinave falas.