Kosova aplikon për të siguruar vaksinën kundër Covid-19

Nga Exit News
Kosova aplikon për të siguruar vaksinën kundër Covid-19

Kosova aplikoi pranë aleancës globale GAVI-COVAX të hënën për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.

 Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj, i cili  në një postim në Facebook shkruan se “aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë”.

Zemaj tha se synimi i qeverisë është të vaksinojë grupet e popullsisë që janë më të rrezikuara..

“Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor”.

Ministri Zemaj pohoi  se Kosova është e pjesë e shteteve që do ta përfitojnë 20 përqind të vaksinave falas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>