Kosova do të marrë 535,000 doza të vaksinës Covid19 nga kompania Pfizer, gjatë muajit shkurt. Lajmin e dha Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një njoftim për median ditën e hënë.
Sipas Radio Evropa e Lirë, Zemaj u shpreh se Kosova do të nisë fushatën ndërgjegjësuese për për vaksinimin e popullsisë për të shmangur teoritë e konspiracionit.
Ndërkohë, kompania amerikane Pfizer nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me qeverinë e Kosovës. Zyrtarët e saj kanë thënë vetëm se janë në diskutime për këtë çështje dhe se negociatat janë konfidenciale.