Kosova dhe Serbia diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel

Nga Exit News
Kosova dhe Serbia diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbajtën takimin e tyre të parë që nga rinisja e dialogut midis dy vendeve muajin e kaluar. Bisedimet u përqëndruan në një rishikim të zbatimit të më shumë se 30 marrëveshjeve të nënshkruara që nga fillimi i dialogut në 2011.

Të mërkurën, të dy ekipet u takuan në Bruksel, pas takimeve të ndara me të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajcak. Ekipi i Kosovës drejtohej nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe kreu i delegacionit të Serbisë ishte Petar Petkovic, i cili drejton një zyrë qeveritare që përqendrohet tek Kosova.

Bisedimet u përqëndruan në “marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve”, sipas Lajcak.

“Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë,” deklaroi ai.

Të dy palët paraqitën shqetësimet e tyre në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve. Kosova vuri në dukje mosrespektimin e Serbisë për marrëveshjet e nënshkruara për çështje të tilla si menaxhimi i kufirit, njohja e diplomave universitare, njohja e certifikatave të mallrave të rrezikshëm dhe lëvizja e lirë. Serbia u ankua në lidhje me moszbatimin e një marrëveshjeje nga Kosova që lejon krijimin e një shoqate të komunave me shumicë serbe

Gjykata Kushtetuese e gjeti këtë marrëveshje në shkelje të kushtetutës. Qeveria aktuale ka frikë se asociacioni me pushtet ekzekutiv që merr urdhra të drejtpërdrejtë nga Beogradi do të përbënte një shtet brenda shtetit, dhe kështu mund të paralizonte Kosovën. Në vend të kësaj, ata duan që asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe që të mos përfshijë vetëm komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës të gjejë mënyra për të zbatuar marrëveshjen.

Të dy palët diskutuan gjithashtu çështjen e personave të zhdukur. Gati 6 000 njerëz nga Kosova kanë humbur që nga përfundimi i luftës me Serbinë në 1999.

Drejtuesit e të dy vendeve pritet të takohen për herë të dytë gjatë korrikut, pas takimit të tyre të parë në 15 qershor. Të dy ekipet diskutuan përgatitjet për takimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>