
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për mediat në orën 16:00 të së djelës.
Lajmi që pritet të ndahet nga Kryeministri është ai i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi, sipas Gazetës Ekspress.
Hoti ka thënë më parë se nëse numrat e infeksioneve do të rriten, Kosova do të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme.
Kryeministri kosovar prtet të zhvillojë një takim me komitetin e menaxhimit të pandemisë përpara daljes në konferencë, raporton Express.
Mbrëmjen e së shtunës Instituti i Shëndetësisë në Kosovë njoftoi 203 raste të reja të të infektuarve.