Të paktën pesë varreza janë zbuluar deri më tani në Kizhevak të Serbisë, ku besohet të jenë trupat e viktimave të luftës në Kosovë.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka deklaruar për kërkuesit po gjejnë mbetje mortore, por nuk dha detaje se sa trupa janë gjetur deri më tani:
“Deri më tani janë zbuluar pesë varreza. Jemi duke gjetur mbetje mortore dhe do të punojmë deri sa të na lejojnë kushtet atmosferike.”
Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka nisur gërmimet në Kizhevak të premten.
Gërmimi në Kizevak, afër qytetit kufitar me Kosovën, Raska filloi në 2015 nga të dy ekipet e Kosovës dhe Serbisë, por ato u intensifikuan në javët e fundit pasi disa mbetjet mortore u zbuluan më 16 nëntor.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) shpjegoi se identifikimi i vendndodhjes së saktë ku u gjetën mbetjet njerëzore në Serbi, ishte i mundur përmes imazheve ajrore nga viti 1999.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i vuri në dispozicion imazhet ajrore të vitit 1999 për Komisionin Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur dhe Komisionin Qeveritar Serb për Personat e Zhdukur në fund të vitit 2019
Mbi 1600 njerëz janë ende të cilësuar si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë në 1999.