Kosova gjykon në mungesë autorët e krimeve të luftës

Nga Exit News
Kosova gjykon në mungesë autorët e krimeve të luftës

Qeveria e Kosovës, të mërkurën, më 25 gusht miratoi projektligjin për gjykimin në mungesë të akuzuarve për krime lufte. Ky projektligj më pas do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

“Të gjithë ata që kanë kryer krime lufte do të marrin dënimin e miratuar dhe kudo që hasen nga organet ligjzbatuese do të vuajnë dënimin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, u shpreh Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu gjatë prezantimit të projekligjit.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13.500 persona, shumica dërmuese shqiptarë, ndërsa 1.600 ende konsiderohen të pagjetur.

Ish-këshilltarja e përhershme ligjore në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Lana Morton-Owens, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më herët ka deklaruar se Kosova ka trashëguar rreth 1.000 raste te krimeve të luftës nga UNMIK-u dhe EULEX-i, rreth 15 vjet të vjetra. Por, edhe ajo ka theksuar se në drejtësinë e ngadalshme ka ndikuar mungesa e stafit.

Një departament i posaçëm për krime lufte është krijuar në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në maj të vitit 2015.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>