Prej të hënës, të gjithë nxënësit në Kosovë do të rikthehen në shkollë pa kufizime.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Arbërie Nagavci, e cila u shpreh se vendimi është marrë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike.
Deri në 12 prill vetëm nxënësit në fillore vijonin mësimin në shkolla ndërsa pjesa tjetër online.
Kosova ka patur një rritje të numrit të të infektuarve ku gjatë 24 orëve janë 17 viktima dhe gati 600 raste me koronavirus.