Kosova heq lejet e qendrimit për shqiptarët

Nga Exit News
Kosova heq lejet e qendrimit për shqiptarët

Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e leje qendrimit të përkohshem për qytetarët shqiptarë. Sipas medias kosovare, RTV 21, Kosova miratoi  në parim Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

Heqja e lejes së përkohshme me Shqipërinë nënkupton heqjen e kritereve të parashikuara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm, me afat 5 vjeçar.

“Heqja e lejes së përkohshme, sipas kësaj marrëveshje, nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm”, u shpreh Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

Tani qytetarët do të plotësojnë formularin për lajmërim dhe ministria e Punëve të Brendshme ka detyrimit të pajis me leje brenda 30 ditëve dhe pas kësaj qytetarët mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vjet për ndonjërën nga arsyet në vijim: për bashkim familjar, arsim parauniversitar dhe arsim i lartë, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz, migrantët dhe të huajt”, sqaroi Gashani.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të marten edhe nismën për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash) – Shishtavec (Kukës) dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit.

LEXO  PD akuzon qeverinë se përdori fondet e rindërtimit për përfitime zgjedhore

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme