
Qeveria e Kosovës vendosi të shpërblejë policët që janë angazhuar në luftën kundër Covid-19.
Në një mbledhje të mbajtur online, qeveria vendosi të japë 100 euro për secilin nga muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
“Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020”
Që nga muaji mars në Kosovë disa herë janë marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Përveç inspektorëve sanitarë, në mbikqyrjen respektimit të vendimeve për kufizime të lëvizjes, mbajtje të maskës, distancë fizike dhe masave tjera, janë angazhuar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.