Kosova jep shpërblim për policët këtë fundvit

Nga Exit News
Kosova jep shpërblim për policët këtë fundvit

Qeveria e Kosovës vendosi të shpërblejë policët që janë angazhuar në luftën kundër Covid-19.

Në një mbledhje të mbajtur online, qeveria vendosi të japë 100 euro për secilin nga muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020”

Që nga muaji mars në Kosovë disa herë janë marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Përveç inspektorëve sanitarë, në mbikqyrjen respektimit të vendimeve për kufizime të lëvizjes, mbajtje të maskës, distancë fizike dhe masave tjera, janë angazhuar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>