Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi, të premten, se qeveria kosovare shkon në dialogun me Serbinë me një kërkesë të qartë: njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia.
Duke folur në kuvend përpara deputetëve, Hoti u shpreh:
“Kërkesa jonë është që të shkohet në dialog për marrëveshje finale, njohje reciproke, ulëse në organizatën e kombeve të bashkuara dhe hapja e rrugës në integrime euroatlantike.”
Deklarata e Hotit erdhi pas deklarata të deputetit të PDK-së Bedri Hamza, i cili tha se qeveria kosovare duhet të ndryshojë strategji në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe se Kosova nuk duhet të pranojë asgjë më pak se pavarësinë e plotë të vendit.