Kosova filloi sot zbatimin e masave të reciprocitetit në lidhje me njohjen e targave serbe të automjeteve që hyjnë në Kosovë.
Policia e Kosovës ka filluar heqjen e targave serbe, duke vepruar në të njëjtën mënyrë si autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë.
Automjetet që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës.
Ato do të jentë të vlefshme për 60 ditë dhe u kushton shoferëve 5 euro.
Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja përcakton se zotëruesit e automjeteve që banojnë në Kosovë duhet të përdorin targat ‘KS’ ose ‘RKS’, duke hequr nga përdorimi targat e lëshuara nga Ministria e Brendshme serbe.
Por, Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen, duke imponuar targa serbe të përkohëshme.
Pas raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në fillim të muajit zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëashëm.
Mediat kosovare bëjën të ditur se disa shofer serb kanë bllokuar rrugët në protestë ndaj vendimit, ndërkohë që Forcat e Njësive Speciale të Kosovës u kanë kërkuar ta zhvendosin protestën jashtë rrugës.