Kosova konfirmon 2 rastet e para me koronavirus

Nga Exit News
Kosova konfirmon 2 rastet e para me koronavirus

Kosova konfirmoi pasditen e sotme 2 raste të para me koronavirus.

Kryeministri Albin Kurtid he Ministri i Shëndetësisë Arbën Vitia njoftuan përmes një konference për shtyp se 2 persona – një vajzë italiane 20 vjeçe dhe një kosovar 77-vjeçar – janë shtruar në Spitalin Universitar të Prishtinës.

Ministri Vitia tha se gjendja e të infektuarve është e qendrueshme ndërsa rreth 15 personave u janë marrë mostra për analiza.

Kryeministri Kurti bëri thirrje për qetësi dhe zbatim të të gjitha rekomandimeve të mjekëve për higjienë, shmangie të kontakteve me njerëzit që vijnë nga jashtë dhe në rast të simptomave njoftim i urgjencës dhe jo vajtje direkt në spital.

Qeveria e Kosovës tha se autoritetet shëndetësore i kanë rekomanduar mbylljen e kufijve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shqipëria ka mbyllur kufirin me Kosovën ndërsa numri i të infektuarve shkoi sot në 33 raste.

Të gjitha vendet e rajonit, përveç Malit të Zi, tashmë kanë raportuar raste me sëmundjen e koronavirusit.

Prej fundit të vitit 2019, kur u pikas fillimisht në Kinë, tashmë COVID-19 është përhapur në 123 shtete të botës me mbi 132 mijë raste të raportuara dhe rreth 5 mijë viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>