Kosova kujtoi të dielën Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke sjellë në vemëndje të humburit gjatë luftës në Kosovë.
Sipas Komisionit të Qeverisë së Kosovës për Personat e Zhdukur, ka ende 1,650 persona të zhdukur si pasojë e luftës 1998-99 me Serbinë. Prej tyre, 1,100 janë shqiptarë, 360 janë serbë dhe 200 janë nga pakicave e tjera etnike.
Presidenti Hashim Thaçi shkruan në Facebook se “çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre.”
Ndërkohë pohoi se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari të gjithë të humburit.
Ndërkohë kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani shkruan se” paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë!”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pohoi se do jetë afër familjarëve deri në zbardhjen e të vërtetës.