Kosova mbyll aktivitetet tregtare gjatë fundjavës

Nga Exit News
Kosova mbyll aktivitetet tregtare gjatë fundjavës

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës vendosi sot (6 nentor) mbylljen e aktiviteteve tregtare në vend gjatë fundjavës, nga ora 20:00 e ditës së premte deri të hënën, në orën 05:00.

Vendimi u morr për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve. Të enjten, Kosova shënoi 661 të infektuar ditorë.

Në këtë periudhë do të mbyllen qendrat tregtare dhe rekreative dhe restorantet. Ndërkohë furrat e bukës, farmacitë, dyqanet e vogla do të qendrojnë të hapura.

Vendimi e obligon edhe Policinë e Kosovës që të bëjë “kontroll rigoroz” të zbatimit të masave, transmeton REL.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>