
Kosova ka marr të martën një ndihmë financiare prej 50 milion € nga Bashkimi Evropian.
Lajmi u bë i ditur nga Përfaqësuesi i Lartë i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një statusi në rrjetin Tëitter.
“Jam i lumtur të njoftoj se mbështetja e BE-së për Kosovën për t’u marrë me pandeminë COVID19 vazhdon!” shkruan Szunyog.
Kjo është paketa e dytë e miratuar nga KE për Kosovë, e cila ka marr tashmë një shumë prej 50 milion €.
“Kjo tregon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së ndaj Kosovës në adresimin e sfidave sociale e ekonomike nga pandemia Covid-19,” lexon postimi.
Ai shton se BE do të vazhdojë të punojë me autoritetet kosovare për një ringritje të shpejtë e të qëndrueshme.