Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi të hënën se vendi ka marr furnizimin e radhës prej 3,500 dozash të vaksinës Pfizer/BioNTech, sipas raportimit të Radio Evropa e Lirë.
Ky është furnizimi i dytë prej 95,000 dozave të dhuruara nga Bashkimi Evropian për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së fushatës së vaksinimit në Ballkan.
Javën e kaluar ajo mori mbi 4600 doza të së njëjtës vaksinë, të shoqëruara nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që ka siguruar vaksina vetëm përmes programeve të dhurimit.
Vendi nisi procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, vetëm pas marrjes së 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndërkohë, javën e kaluar ajo siguroi një donacion prej 10 mijë vaksinash nga Kroacia.
Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë vaksina përmes kontratave direkte me kompanitë e prodhimit, pavarësisht se është shpallur në vazhdimësi një prioritet nga qeveria e re Kurti.