Kosova do të marrë vaksinat e para kundër COVID-19 në muajn shkurt, ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Gjatë një interviste për RTK, Zemaj tha se është njoftuar për vaksinat përmes një emaili zyrtar.
“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”
Nuk dihet ende se sa doza do të marrë Kosova dhe për cilën vaksinë bëhet fjalë.
Ministri Zemaj ka thënë se kosovarët duhet të kenë durim, besim dhe angazhim përmanent në frontin e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.