
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar nisjen e vaksinimit të qytetarëve mbi moshën 18-vjeç. Ata mund të regjistrohen duke filluar nga 14 korriku në platformën eKosova.
Në një njoftimi për shtyp, Ministria ka shpjeguar hapat që duhet ndjekur për të caktuar datën e vaksinimit.
Kosova ishte ndër vendet e fundit të Ballkanit Perëndimor që nisi procesin e vaksinimit.
Ajo priti vaksinat e nismës Covax, pasi marërveshjen direkte me kompaninë prodhuese Pfizer arriti ta firmosë në maj 2021.