Kosova paralajmëron taksa ndaj Shqipërisë

Kosova paralajmëron taksa ndaj Shqipërisë

Pas Serbisë, Kosova ka paralajmëruar dhe Shqipërinë me vendosjen e taksave reciproke, në rast se qeveria Rama nuk merr masa për të ulur taksat dhe lehtësuar procedurat për sipërmarrësit kosovarë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, gjatë një debati për efektet e taskës ndaj Serbisë dhe Bosnjes, deklaroi se nëse Shqipëria nuk plotëson kushtet e Kosovës pr lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve, atëherë Kosova mund të vërë taksa të reja që do të rëndojnë mbi sipërmarrësit shqiptarë:

“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet e tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-s. Në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë. MTI është e gatshme të marrë masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara, në varësi nga kërkesat e prodhueseve kosovarë.”

Në takimet e përbashkëta mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, kjo e fundit ka kërkuar lehtësimin e tarifave dhe procedurave për sipërmarrësit kosovarë, veçanërisht për ata që eksportojnë patate, birrë, qepë. Po ashtu Kosova i ka kërkuar Shqipërisë të ulë tarifat e skanimit në doganë dhe tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit të kamionëve që transportojnë produktet.

Nëse  Shqipëria nuk plotëson këto kushte, me shumë gjasa duke nisur nga 1 korriku, Kosova do të nisë aplikimin e taksave shtesë për sipërmarrësit shqiptarë që bëjnë tregti në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>