Kosova pret emigrantët e parë afgan të dielën

Nga Exit News
Kosova pret emigrantët e parë afgan të dielën

Kosova pret të dielën emigrantët e parë afgan. Bëhet fjalë për kontraktor të NATO-s, gjatë misionit në Afganistan, dhe familjet e tyre.

Lajmi u bë i ditur nga Zëri i Amerikës, i cili shkruan se grupi, me më pak se 100 veta, do të zbarkojë në orën 19.00 në aeroportin e Prishtinës.

Kosova do të strehojë personat që janë në procesin e aplikimit për viza speciale të emigrimit në SHBA (SIV), ata që janë nën mbrojtje të vecantë, dhe ata që presin të zhvendosen në një shtet tjetër përveç SHBA-ve.

Kosova është vendi i parë në Ballkan, i cili para pak ditësh vendosi të strehojë afganët e evakuar nga cilido shtet.

Janë gjithsej 2000 emigrant afgan që pritet të strehohen në Kosovë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>