
199 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1282 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 52.333 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 7.600 raste aktive.
Të martën janë regjistruar 430 të shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 43 mijë e 378
Prej tyre 1.355 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.