Kosova regjistron 199 raste të reja dhe 4 viktima me Covid

Nga Exit News
Kosova regjistron 199 raste të reja dhe 4 viktima me Covid

199 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së  1282 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka një total prej  52.333 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe  7.600 raste aktive.

Të martën janë regjistruar 430 të shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 43 mijë e 378

Prej tyre 1.355  qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>