Kosova regjistron 253 raste të reja dhe 2 viktima me COVID

Nga Exit News
Kosova regjistron 253 raste të reja dhe 2 viktima me COVID

253 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së  1586 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka një total prej 6,140 të infektuarish aktivë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 646 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46,259 raste.

Që nga fillimi i pandemisë, 1.366  qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>