Në Kosovë ditën e shtunë janë regjistruar 270 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1003 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 9.966 raste aktive me koronavirus, me një total prej 50.405 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1.305 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.