
301 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1459 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 52,634 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 7.442 raste aktive.
Janë shëruar në total nga fillimi i pandemisë 43,835 të infektuar.
1.357 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.