Në Kosovë ditën e enjte janë regjistruar 309 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1.287 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 10.478 raste aktive me koronavirus, me një total prej 49.866 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1.290 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.