309 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1,417 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 52,943 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 7,144 raste aktive.
Janë shëruar në total nga fillimi i pandemisë 44,436 të infektuar.
1.363 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.