Në Kosovë ditën e mërkurën janë regjistruar 453 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1470 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 11.280. raste aktive me koronavirus, me një total prej 47.952 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1.233 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.