
Në Kosovë ditën e premte janë regjistruar 590 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1,775 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 11,935 raste aktive me koronavirus, me një total prej 45,594 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1,174 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.