Kosova shpreh gadishmërinë për ndihmë ndaj Kroacisë pas tërmetit

Nga Exit News
Kosova shpreh gadishmërinë për ndihmë ndaj Kroacisë pas tërmetit

Kosova do të ndihmojë Kroacisë pas tërmetit të 29 dhjetorit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i dërgoi një letër homologut të tij kroat, Andrej Pllenkoviq, ku i shpreh gadishmërinë e Kosovës për të ardhur në ndihmë pas tërmetit.

“Si kryeministër i Kosovës, unë do të doja të ofroja mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë e shquar dhe e trajnuar mirë në misionet e kërkim-shpëtimit, e cila është e gatshme t’i ndihmojë qytetarët dhe autoritetet kroate në tejkalimin e pasojave të tërmetit”

Një tërmet i fortë, rreth 6,3 ballë, goditi Kroacinë qendrore, duke shkaktuar dhjetra të plagosur, 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat në Petrinja, një qytet në juglindje të Zagrebit.

Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, si dhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje dhe deri në Graz në jug të Austrisë.

Disa ndërtesa u shembën në Petrinja, rreth 60 kilometra nga Zagrebi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>