Qeveria e Kosovës ka lënë në fuqi masat aktuale kundër pandemisë dhe ka paralajmëruar masa të reja për festat e fundvitit.
Të mërkurën, pas mbledhjes së Komitetit Teknik, kryeministri Avdullah Hoti deklaroi për gazetarët se qeveria e ka nën kontroll pandeminë në Kosovë. Ai ai njoftoi se kufizimet e tanishme mbeten në fuqi, por ato nuk do të shtohen menjëherë. Hoti shtoi se kufizime të mëtejshme mund të vendosen për festat e fundvitit, sipas gjendjes së pandemisë.
Kryeministri tha se semestri i parë i vitit shkollor do të mbyllet në 18 dhjetor dhe i dyti do të nis në 18 janar. Orët e humbura do të kompensohen gjatë pushimeve në pranverë.
Para dy javësh qeveria e Kosovës miratoi masat e reja, ku kufizoi lëvizjen e lirë nga ora 19:00 deri në 05:00. Qeveria tha se këto masa kanë dhënë rezultate pozitive.
“Në bazë të vlerësimit të institucioneve kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha kryeministri Hoti.
Qeveria e Kosovës ka testuar dëri më tani 145 mijë qytetarë ku prej tyre 62% janë shëruar dhe 38% kanë rezultuar pozitiv.
Numri i viktimave është 641 që nga fillimi i pandemisë.